
Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Reshit Kushaj dhe aktivisti i shoqërisë civile, Denis Krasniqi janë përplasur në debatin e INFO10 për grevën në arsim e cila është duke vazhduar që nga 25 gushti.
Krasniqi ka pyetur Kushajn se a ndihen keq me orët e humbura të procesit mësimor, që nxënësit kanë pasur për javë të tëra, shkruan Gazeta10.
“A ndiheni ju keq për orët e humbura që 5 javë? I keni mshelë shkollat. Ua keni mohuar të drejtën për arsim nxënësve”, ka pyetur Kransiqi – Kushajn në Info10.
Derisa Kushaj u përgjigj se që nga janari i këtij viti, e kanë paralajmëruar Qeverinë e Kosovës për kërkesat e tyre.
“Pse me u ndi keq, ne po kërkojmë të drejtën tonë, pse s’po ndihet keq Qeveria. Ne po kërkojmë të drejtën tonë me mbijetu. Nga janari e deri tani kemi filluar ta paralajmërojmë qeverinë për kushtet tona të rënda. Një punëtor teknik në Postë dikur merrte 700 marka, e mësimëdhënësit merrnin 150 marka. Historikisht duhet të ndihen keq”, tha i tensionuar Kushaj./Gazeta10