Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë, arrestohet nga Policia

Gazeta10
31 August 2026 - 10:25

Një grua është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fëmijët me sëpatë dhe ka dëmtuar një park.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, rreth orës tetëmbëdhjetë e tridhjetë minuta, ka pranuar informacionin se një grua po sulmonte fëmijët me sëpatë në një park dhe po e demolonte hapësirën.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur të dyshuarën.

Policia ka sekuestruar nga ajo një sëpatë.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.