Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grubi: Bashkëpunojmë, për një pikë të re kufitare dhe linjë hekurudhore Shkup-Durrës

Gazeta10
14 November 2022 - 11:33

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka prezantuar në mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-RMV, tre propozime projektesh për dy vendet.

Tre propozimet janë hapja e një pikë të re kufitare mes dy vendeve, lidhja e dy vendeve me hekurudhë Shkup-Durrës si dhe krijimi i një “Porti të Thatë” në Strugë që do t’i japë Maqedonisë së Veriut, “dalje në det.”

Ndërsa prezantonte propozimet, Grubi shpjegoi se për caktimin e vendkalimit të ri do të ngrihet një Komision i përbashkët ekspertësh që do të përcaktojë vendndodhjen dhe çdo aspekt tjetër deri te çështjet ligjore, shkruan AbcNews Albania, raporton Gazeta10.

Pritet që pika e re kufitare të jetë diku pranë Qafë Thanës me qëllim uljen e kostove të ndërtimit të autostradës që do të lidhë dy vendet.

Propozimi i dytë është krijimi i një lidhjeje hekurudhore mes dy vendeve, linja do të jetë Shkup-Durrës. Dhe, propozimi i tretë, që si duket ka qenë ide e kryeministrit Edi Rama është ngritja e një “Porti të Thatë” në Strugë që do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut “dalje” portet shqiptare.

“Me anë të portit të thatë në Strugë që do të përdoret për ngarkesat që vijnë nga porti i Durrësit, në Porto Romano, duke siguruar qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit, vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore,” tha Grubi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.