Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse s’e merr presidentin planifikon ta çojë vendin në zgjedhje

Gazeta10
04 August 2026 - 15:42

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se takimet e liderit të VV-së, Albin Kurti, me partitë politike janë një farsë.

Sipas Grudës, Kurti synon ta marrë edhe pozitën e presidentit dhe se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, kreu i VV-së do ta çojë përsëri vendin në zgjedhje.

“Është totalisht improvizim. Kurti ka për qëllim ta marrë presidentin, që të vendos pushtet të plotë. Asnjë parti s’duhet ta lejojë këtë. Nëse s’e arrin këtë, do ta çojë vendin në zgjedhje”, ka thënë Gruda

Ai ka thënë se PDK e ka kuptuar “një improvizim të tillë”, prandaj ka vendosur që të mos i shkojë fare në takim.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.