
Një Mercedes-Benz GT 63 është filmuar duke bërë lëvizje të rrezikshme gjatë qarkullimit në autostradë, në një segment ku po zhvillohen punime.
Në pamjet e siguruara nga Kanal10, shihet automjeti duke qarkulluar në rrugë, ndërsa në këtë pjesë janë vendosur shenja dhe barriera të përkohshme për shkak të punimeve.
Pamjet tregojnë manovrime që mund të rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, veçanërisht në një segment ku kërkohet kujdes i shtuar për shkak të punimeve në rrugë.
Lokacioni duket të jetë në drejtim të Gjakovës, ndërsa vendndodhja e saktë nuk është konfirmuar nga pamjet./Gazeta10