Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Guardiola zbulon pse e largoi Haalandin nga loja para se norvegjezi të bënte histori

Gazeta10
15 March 2023 - 9:39

Pep Guardiola duke bërë shaka tha se e largoi Erling Haaland nga loja, që të sigurohet se ai të ketë ende objektiva të tjerë për t’i arritur.

Haaland shënoi pesë gola në fitoren 7:0 kundër RB Leipzigut, dhe Guardiola e largoi nga loja në minutën e 63’ duke mos e lejuar norvegjezin të kompletonte një hat-trick të dyfishtë.

Ylli norvegjez theu rekord pasi ai shënoi pesë gola në 35 minuta, duke u bërë lojtari më i ri që arrin 30 gola në Ligën e Kampionëve, dhe më i shpejti për ta bërë këtë, dhe duke iu bashkuar vetëm Lionel Messit dhe Luiz Adrianos që shënuan pesë gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Por Haaland u zëvendësua nga Julian Alvarez vetëm pas një ore lojë, dhe më pas tha: “I thashë atij (Guardiolës) kur u largova, do të doja të shënoja një hat-trick të dyfishtë – por çfarë mund të bëj”.

I pyetur pse e bëri këtë ndryshim, Guardiola tha: “Nëse ai e arrin këtë moment historik në moshën 22, 23 vjeç, do të jetë e mërzitshme, jeta e tij. Tani ai ka një objektiv, prandaj bëra zëvendësimin”.

“Nuk e kam ditur këtë gjë për Messin (që ka pesë gola ndaj Bayer Leverkusenit), por normalisht kur ndeshja përfundon dua t’i lejojë të gjithë lojtarët të luajnë sa më shumë që është e mundur”, tha më tej Guardiola./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.