Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gucati: Dritan Goxhaj nuk është anëtar i OVL-UÇK-së

Gazeta10
29 June 2026 - 14:17

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇ), deklaroi se Dritan Goxhaj nuk është anëtar i kësaj organizate.

“Jo, më së pari Dritan Goxhaj s’është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës. Dritan Goxhaj nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikë”, u shpreh ai.

Sa i përket se a është ushtar a jo, Gucati u shpreh se nuk është.

“S’është, s’është”, tha ai.

Gucati tha se përderisa nuk e dorëzon certifikatën, nuk është anëtar.

“Të unë s’është anëtar i organizatës përderisa s’ma bjen dokumentin, certifikatën, edhe s’e mbush aplikacionin, s’e bjen formularin, unë për vete s’e konsideroj”, tha ai.

Ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi një dokument për të cilin pretendoi se vinte në pikëpyetje përfshirjen e Goxhajt në luftën e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.