Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Gucati pas aktgjykimit: E papranueshme, sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë!

Gazeta10
16 September 2026 - 11:54

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gucati e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm, duke pretenduar se me këtë aktgjykim janë kënaqur Serbia dhe Rusia.

“E papranueshme. Sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë me vendimet që i mori, gjoja se ne kemi bërë krime lufte, por kjo gjoja është e pavërtetë”, ka deklaruar Gucati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Gjykimi Special
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.