
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme.
Duke iu referuar konfliktit disamujor me Iranin, Guterres u tha gazetarëve se marrëveshja e raportuar për Gazën është “i vetmi lajm i mirë në ditët e fundit”, raporton BBC.
“Më lejoni të jem i qartë: Luftimet duhet të ndalen në të gjitha frontet në rajon”, tha ai.