
Vëllau i Lionel Messit, Matias Messi, ka deklaruar se Barcelona është bërë e njohur për publikun, vetëm prej Messit.
Matias në rrjetin social “Tëitch” ka thumbuar ekipin katalan, duke thënë se ky ekip është bërë i njohur vetëm falë vëllaut të tij.
“Nuk e di për ju, por Barcelona është bërë ekip i njohur vetëm falë Messit. Askush nuk e njihte këtë klub më parë”, deklaroi Matias Messi.
Leo Messi ishte produkt i akademisë së Barcelonës, ndërsa me ekipin e parë kishte luajtur plot 16 sezone.
35-vjeçari u largua nga Barcelona si golashënuesi më i mirë në histori të këtij klubi me gjthsej 672 gola.