Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdari: 12 tetori do të jetë data kur Përparim Rama nuk do të mund të përdorë më taktika

Gazeta10
02 Tetor 2025 - 23:37

Komentatorja politike, Fatime Hajdari, po e sheh si strategji të kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me mos pjesëmarrjen në studio televizive gjatë fushatës zgjedhore.

Hajdari në “Adresa” tha se Rama ka përdorur këtë taktizim për të shmangur debate të drejtpërdrejta, duke vlerësuar se zgjedhjet e 12 tetorit mund të përbëjnë një pikë kthimi për pjesëmarrjen e tij në këto aktivitete.

“Mendoj që ky taktizimi i Përparim Ramës me studiot televizive është në vazhden e taktizimeve të tij, për mbeturinat fajin e ka PDK-ja, për mungesën dhe realizimin e projekteve që i ka premtu fajin e ka Qeveria dhe tashmë për studiot televizive pasi janë konfirmuar shumica e kandidatëve i njëjti ka vendosur ta qojë kundër kandidatin në një studio televizive ku e di që ai nuk shkon, përtej kësaj unë mendojë që ka ardhë fundi dhe 12 tetori ka me qenë data kur Përparim Rama nuk ka me mujt me ba ma kësi taktizime”, tha Hajdari. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.