
Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, komentatorja politike Fatime Hajdari është përplasur me Halil Matoshin lidhur me vendimin e Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta10.
Hajdari i ka thënë Matoshit se nuk është e drejtë që mjeku i cili ka në dorë jetën e njeriut të paguhet 700 euro e një gjykatës 1700 euro.
“Mendoj që një gjyqtarë me u pagu 1780 dhe një kirurg 700 euro nuk është në rregull. Ne kemi ekspertë në shëndetësi që janë përgjegjës për jetën e njerëzve që paguhen 700 euro dhe nuk është në rregull. Nëse e marrim edhe në aspektin e përgjegjësisë që këta njerëz kanë. Gjykatësit kanë qenë të privilegjuar dhe nëse nuk ka ndikuar në rritjen e cilësisë ngritja e pagave nuk do të ketë ndikim në cilësi as ulja.”, ka thënë Hajdari.
Tutje, Matoshi i ka thënë se ndjenë keqardhje të debatoj me të për këtë temë./Gazeta10