Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdari: Kurti si lider i opozitës nuk mund të jetë i njejtë me Kurtin e pushtetit

Gazeta10
20 September 2022 - 18:46

Albin Kurti s’mund të jetë i njëjtë me atë sa ishte në opozitë dhe me atë si kryeministër.

Ka deklaruar në Info10, komentatorja politike Fatime Hajdari, e cila theksuar se Kurti një prej zotimeve kryesore para ardhjes në pushtet, e kishte edhe forcimin e sovranitetit të vendit, shkruan Gazeta10.  

Gjë për të cilën, sipas Hajdarit ai tashmë eshtë duke punuar në këtë drejtim, siç ishte rasti me refuzimin e referendumin serb në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve serbe si dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Kurti si lider i opozitës, s’mund të jetë i njëjtë me atë të pushtetit. Ne kemi pasur zotim prej Kurtit që do ta forcojë sovranitetin e vendit, dhe atë e kemi parë disa herë, qoftë me ndaljen e zgjedhjeve në Kosovë, refuzimi i referendumin serb, qoftë me forcimin e sovranitetin dhe luftimin e kontrabandës në veri etj. Këto flasin shumë për qytetarët që kanë jetuar në atë pjesë, sepse siguria është prioritet pavarësisht përkatësisht. Pritjet kanë qenë më të mëdhaja, por edhe koha është shumë e shkurtër, jemi vetëm në një vit e gjysmë, dhe ndodhi situtata me pandeminë dhe me krizën e çmimeve”, tha Hajdari në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.