Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdari përmend Ibrahim Rugovën, Zemaj acarohet: “Livrit vendit e mos ma krahaso me këta”

Gazeta10
07 Maj 2024 - 21:58

Komentatorja politike Fatime Hajdari ka acaruar deputetin Armend Zemaj përderisa ajo, ka përmendur një deklaratë të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Hajdari në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka krahasuar një deklaratë të ish presidentit Rugova me atë të ministrit Liburn Aliu i cili pati thënë se “Kosova është projekt i përkohshëm”.

“Po iu rikujtoj diçka që patë thënë ish presidenti Ibrahim Rugova që pati thënë se pavarësia e Kosovës është kompromisi më i madh që mund të bëhet…”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Zemaj.

“Livrit vendit e mos ma krahaso me këta shkatrrimtarët”, është shprehur Zemaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.