Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdini- Beqiri nga “Down Syndrome Kosova”: Pas reagimit tonë, Gencit iu lejua votimi

Gazeta10
09 Nëntor 2025 - 14:40

Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini- Beqiri, ka njoftuar se i është lejuar votimi Gencit, pasiqë paraprakisht nuk ishte lejuar ta ushtronte një të drejtë të tillë.

Ajo kishtë deklaruar më herët se personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet votimi.

“Në lidhje me situatën sa i përket mos lejimit të Gencit për të votuar – pas reagimit tonë si familje, Gencit ju lejua te votoj, por i gjithë ky proces vazhdon të mbetet shumë shqetësues për neve”

Në postimin e mëhershëm, Hajdini-Beqiri kishte theksuar se sGencit i është mohuar e drejta për votë, anipse ai ka votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ato më 12 tetor.

“Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi, Genci ka të drejtën dhe mundësinë për të votuar, sepse ai ka zotësi veprimi.

Sot, ne ora 11:40 në qendrën e votimit në Ulpianë, në shkollën “Hasan Prishtina,” ku Genci ka votuar në tetor, udhëzuesi zyrtar për votuesit me asistencë, i hartuar në nëntor 2025, ia ndaloi atij këtë të drejtë”.

“Profesionist” të KQZ A jeni tëvetëdijshëm që asnjë dokument zyrtar nuk mund të hartohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi…

Genci, më fal që u zhgënjeve sot. Kjo është Kosova jonë, ku dikush mund të bëjë një dokument dhe, brenda një dite, të mohojë një të drejtë të tillë”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.