Hakerët që sulmuan sistemin TIMS dhe shumë prej faqeve zyrtare shqiptare, prej të cilave dhe ato të shërbimit, bëjnë me dije se kanë nxjerrë në shitje të dhënat e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi.
Grupi i rrjetit të hakerëve iranianë “Homeland Justice” deklaron se është gati publikojë data-bazën bashkë me atë të e-Albania në këmbim të 0.025 dhe 0.04 bitcoin.
Ndonëse sulmi ndaj sistemit TIMS ndodhi tri ditë më parë, shumë prej pikave kufitare kanë ende probleme dhe kalimi i udhëtarëve bëhet përmes regjistrimit të tyre në regjistër.
Sulmi nxori jashtë funksionit edhe vetë sistemin madje hakerët hynë dhe në sistemin e kamerave të aeroportit.
Që nga momenti i sulmit kibernetik, komisariatet dhe drejtoritë kanë fikur të kompjuterët duke i formatuar me qëllimin për t’i pastruar nga çdo ndërhyrje./A2/Gazeta10