Gazeta10

Hakif Gashi është presidenti i ri i FC Prishtinës

Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar të mërkurën se Hakif Gashi është zgjedhur president i ri i klubit.

Gashi do ta zëvendësojë në këtë post Remzi Ejupin, i cili ishte për 18 vjet në krye të Prishtinës.

Gashi ka qenë prej kohësh aksionar i klubit kryeqytetas. Ai ushtron veprimtari në fushën e biznesit. 

“Bordi i FC Prishtinës e ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës, me këtë rast, kryetar i klubit është zgjedhur Hakif Gashi. Gashi tash e shumë vite është një nga aksionarët e klubit tonë. Anëtarë të Bordit të ri teknik janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prishtina ka pasur probleme të mëdha financiare sezonin e fundit dhe po kërkon këndelljen. Bardhekaltërit emëruan trajner Ismet Munishi pas përfundimit të sezonit të kaluar, ndërsa kanë finalizuar edhe disa transferime.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)