
Komentatori politik Halil Matoshi e ka cilësuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si një akt personal, moral dhe politik që duhet respektuar.
Sipas Matoshit, dorëheqja si akt politik është e qartë dhe e prerë.
“Dorëheqja ose është dorëheqje, ose nuk është,” ka theksuar ai, duke nënvizuar se Haradinaj ka marrë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor.
Matoshi vlerëson se vendimi i Haradinajt synon të lirojë rrugë për një kandidat tjetër, i cili mund të paraqesë kandidaturën e tij në kuvendin e ardhshëm zgjedhor të AAK-së, duke hapur kështu hapësirë për garë dhe rikonfigurim të lidershipit partiak.
Ai shton se ky veprim përfaqëson një standard që duhet të aplikohet më shpesh në politikën kosovare dhe si i tillë, sipas tij, “është akt për t’u përshëndetur”./Gazeta10
Deklarata e plotë: