
Analisti politik Halil Matoshi, i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, i komentoi ngjarjet e fundit mes deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Gjykatës Kushtetuese dhe së fundmi edhe konferencën për media që e pati Presidentja Vjosa Osmani.
Duke e komentuar deklaratën e Presidentes Osmani, Halil Matoshi tha se ajo kishte rënë në një kontradiktë fatale, ku sipas tij Osmani është shndërruar në një mekanizëm shtesë si Dejona Mihajlit e statusit të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe se ajo po dëshiron që këtë status të ia imponojë edhe vendit të saj si Kushtetutë.
Matoshi tha se Osmani i kishte dy kontradikta ku së pari, ajo kishte thënë se kuvendi është konstituuar dhe se nuk mund të mbahet peng për shkak të mos zgjedhjes së një nënkrytari dhe së dyti thotë se, na obligon Gjykata Kushtetuese mos me marr asnjë vendim, shkruan Gazeta 10.
“Oj zojë, nëse Kuvendi është konstituu dhe nuk mund të mbahet peng,, një moszgjedhje e nënkryetarit të pakicave, grahi punës e mandatoje Albin Kurtin. Mandatimi i Albin Kurtit nga partia e tij është krejtësisht korrekte, është krejtësisht fer, nuk është jashtë lojës politike, por pse nuk po jep mandat kjo zojë, por po flet broçkulla në televizion, më falni” shtoi tutje Matoshi në “Adresa”./Gazeta10