Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halimi e LDK-së: Partia në pushtet ta ndal propagandën, Kosova meriton qeverisje

Gazeta10
03 October 2022 - 19:32

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se VV-ja duhet ta ndal propagandën, e të orihenohet drejt vlerave të demokracisë.

Halimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se emetimi i videos në ditën kur fillon mësimi, e u ndalen pagat mësimdhënësve, tregon për rrugën autoritariste që po e ndjek kjo parti, transmeton Gazeta10.

“Shqetësues, skenari i përgatitur për thellim krizash. Kosova meriton qeverisje, në krijimin e mirëqenies për qytetarët, jo synim e përpjekje për të mbytur zërin kritik në ujërat e turbullta të pushtetit autokratik.Kryeministri duhet të orientohet drejt vlerave të demokracisë, në të kundërtën vendi ynë me këtë frymë të krijuar do të bëhet i pajetueshëm.

Trajtimi i të gjithë të tjerëve që nuk janë pjesë e pushtetit si armiq të shtetit është vesi më i keq i pushtetarëve me prirje autoritare. Kurse bindja se “shteti jam unë”, po ashtu është armiku dhe kërcënimi më i madh i çdo rendi demokratik. Të gjitha demokracitë deri më sot kanë vdekur pikërisht kur paranoja të tilla janë bërë model i sjelljes politike të pushtetit.”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.