Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halimi e LDK-së: Pushteti i cili merret me mediat e i linçon gazetarët, shpërfaq frikë në qeverisje

Gazeta10
05 October 2022 - 23:22

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas një video-montazhe të publikuar nga deputeti i VV-së, Sali Zyba, për gazetarët Arsim Lani dhe Leonard Kërquki,

Halimi përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se pushteti që merret me mediet, e i lincon gazetarët, shpërfaq frikë në qeverisje, raporton Gazeta10.

“Në një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët do të duhej të informohen me atë së çfarë ndryshimi ka sjell ky pushtet, ndërsa ne jemi duke u maltretuar nga video me përmbajtje poshtëruese.

Përgatitja e videomontazhit që synon denigrimin e dy gazetarëve, e papranueshme. Qasja e kësaj partie karshi mediave dhe propagandimin ndaj kujtdo që nuk i përshtatet diktatit të tyre duhet të marrë fund!”, ka shkruar ajo.

Për këtë video-montazh ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka ftuar deputetët dhe anëtarët e tjerë të Vetëvendosjes, që të mos përdorin fuqinë e tyre të pushtetit për të sulmuar mediet dhe gazetarët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.