
Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi i ka reaguar Qeverisë pas publikimit të raportit të Bankës Botërore.
Ajo ka thënë se formulimi që i bëri kryeministri Kurti këtij raporti është ndryshe dhe se “realiteti paralel i krijuar nga VV-ja, nuk kalon”.
Halimi tha se Kurti e përktheu atë në gjuhën e tij propaganduese duke përmbysur tezën e tij për “20 vjet të shkatërrimit në Kosovë”.
“Raporti i marsit 2023 i Bankës Botërore përmend një dekadë progres të Kosovës, derisa Kryeministri Albin Kurti e përkthen në gjuhën e tij propaganduese, siç e dinë më së miri. Mburret, duke e përkthyer raportin për mandatin e tij, pa i shkuar mendja se po e përmbysë edhe tezën e tij dhe të partisë në pushtet për “20- vjet shkatërrim në Kosovë.” Realiteti paralel i krijuar nga Vetëvendosje nuk kalon! Nuk qeveriset me lajme të rreme, si ajo e djeshmja, për 4.2 milionë euro donacion nga BE! A po i vjen fundi mashtrimit masiv në Kosovë?”, ka shkruar ajo./Gazeta10