
Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet.
Ajo i është drejtuar Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit, duke u thënë kthejuni arsyes shtetërore.
“Lojërat politike dhe taktikat akuzuese ndaj tjerit, në kurriz të qytetarëve të Kryeqytetit duhet të marrin fund. Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndryshe, kjo qasje nuk lidhet më as me politikë, por me ndjeshmërinë ndaj njeriut si qenie. Jo të premten pasdite, po secilën ditë”, tha ajo.
Halimi u shpreh gjithashtu se Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato sipas saj, i ka bllokuar Qeveria
“Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve. Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit: Qytetarë mos lejnoni t’ju mashtrojnë! Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore”, ka shkruar Halimi./