Gazeta10

Halimi: Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, tash me kërcënime


Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar partinë në pushtet për mendësinë që sipas saj përkon me atë të kohës së gazit lotsjellës në Kuvend.

Reagimi i zëdhënëses ka ardhur pasi Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar prokurores me fjalët: “Dorëzohu, s’është vonë”.

Halimi, duke gjykuar rrugëtimin e Vetëvendosjes deri në ardhjen në pushtet, tha se nuk mund të pritet që qeverisja e kësaj partie të bëhet në një mënyrë përtej mendësisë që jemi mësuar ta shohim ndërvite.

Reagimi i plotë:

Ndonëse është 16-vjetori i protestës së 10 shkurtit të 2007, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka pasur një agjendë tjetër. Ajo është paraqitur në një seancë në gjykatë, për shkak të akuzës për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.

Por aty u vërejt një gjuhë e çuditshme nga ana e Haxhiut, e cila po tenton të shtyjë përpara një vetting në sektorin e drejtësisë. Zonja Haxhiu e përdori një togëfjalësh problematik. Ajo i tha prokurorit të rastit të dorëzohet sa nuk është vonë.

“Konsideroj që ekspertiza në këtë proces gjyqësor është shumë e rëndësishme, pra është thelbi i çështjes dhe konsideroj që nuk mund të ftohen, gjykohen, dënohen personat pa një ekspertizë të tillë. Pra, nuk mund te gjykohen personat me interpretime të prokurorit, duhet të ketë prova, duhet të ketë fakte, duhet të ketë ekspertizë, prandaj ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza, nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë.” – deklaroi Haxhiu.

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan