Lajme

Hamiti: Vetëvendosje, ushtruese e detyrës së Qeverisë së Kosovës

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 17:10

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka thënë se Vetëvendosje është ushtruese e detyrës së Qeverisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka përmendur numrin e madh të ushtruesve të detyrës së zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore.

Ai këtë ka lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me numër të madh të ushtruesve të detyrës (u.d.) të zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore, Qeveria e Vetëvendosjes po del të jetë ushtruese e detyrës së Qeverisë së Kosovës, madje edhe në fund të mandatit qeverisës 4-vjeçar”, ka shkruar Hamiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.