Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bedri Hamza viziton ICK-në dhe takon pensionistët: Do ta rikthejmë Ministrinë e Inovacionit, do t’i rrisim pensionet për 50 %

Gazeta10
22 December 2025 - 17:15

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar sot qendrën e inovacionit “Innovation Centre of Kosovo”, ku theksoi se mbështetja për sektorin e dijes dhe inovacionit do të jetë prioritet i qeverisjes së tij. Sipas tij, investimi në teknologji, inovacion dhe të rinjtë kreativë është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar për Kosovën

Po ashtu, ai u zotua se si kryeministër do ta rikthejë Ministrinë e Inovacionit. Hamza bëri të ditur se edhe vetë fushata e tij zgjedhore po përdorë teknologji të avancuara, si dëshmi konkrete e orientimit drejt së ardhmes.

Tutje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me pensionistët në Prishtinë, të cilëve ua ka prezantuar pikat e programit të tij për këtë kategori.
>Hamza premtoi 50 % rritje të të gjitha pensioneve, barna falas për të moshuarit dhe të personat me sëmundje kronike, si dhe qendra kujdesi për të moshuarit në çdo rajon të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.