Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti s’ka qëllim t’i japë vendit institucione

Gazeta10
10 August 2026 - 20:15

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Bedri Hamza është deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti sipas tij nuk ka qëllim që vendit t’i japë institucione.

I pyetur se a ka pranuar ftesë për takim nga kreu i LVV, Albin Kurti, Hamza tha se nuk ka pranuar, duke thënë së s’ka pse të ketë ftesë, pasi që si parti e kanë dhënë qëndrimin e tyre.

“Jo, s’kam pranuar ftesë, edhe për çka ftesë? Për çka me folë? Ne kemi bërë qëndrimin tonë të qartë, domethënë nuk ka qëndrim serioz, nuk ka qëndrim edhe nuk ka qëllim me i dhënë vendit institucione. Nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë, që kërkon që brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezulatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk jep emër, nuk e respekton Kushtetutën. Është situatë më shumë se serioze, nuk respektohet Kushtetuta e vendit, suspendohet akti më i lartë juridik, nuk respektohet demokracia. Futet vendi në një teren të panjohur në të kaluarën. Ne si Parti Demokratike e Kosovës jemi duke e diskutuar situatën, jemi duke i marrë veprimet e nevojshme. Veprimet do të jenë edhe ligjore, edhe kushtetuese, edhe demokratike në mbrojtje të rendit kushtetues dhe demokracisë në Republikën e Kosovës. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë, kjo s’është dashur me ndodhë as tash. Asnjë arsye nuk ka, asnjë pengesë nuk e ka që me bërë propozimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, mirëpo këto janë puro kalkulime të tij politike në dëm të shtetit të Kosovës, në dëm të demokracisë, në mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Hamza.

I pyetur se a do marrin pjesë nëse thirret seanca konstituive ditëve në vazhdim, Hamza tha se veprojnë sipas interesave të vendit, duke theksuar gjuajtjen me vezë si mbrojtje të Republikës së Kosovës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.