Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza pas takimit me Kurtin: Nëse finalizohet Ligji për Specialen, jemi të gatshëm të bisedojmë për presidentin

Gazeta10
03 October 2026 - 19:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Hamza ka thënë se PDK-ja është e gatshme të bisedojë për çështjen e presidentit, nëse paraprakisht finalizohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Kam thënë se, nëse finalizohet Ligji për Specialen, atëherë jemi të gatshëm të bisedojmë për presidentin. Nuk e di nëse do të arrihet marrëveshja, por kjo është e rëndësishme. Ligji kalon përtej nevojave të PDK-së”, ka deklaruar Hamza./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.