Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapet poliklinika “Medical Center Shala” në Shirokë

Gazeta10
30 October 2022 - 21:33

Poliklinka “Medical Center Shala” ka hapur pikën e saj më të re në Shirokë, raporton Gazeta10.

Kjo poliklinë është hapur këtë të e dielë në mesin e shumë të pranishmëve.

Ardian Shala bashkëpronar dhe kardiolog i kësaj poliklinike ka thënë se qytetarët do të kenë mundësinë ti marrin trajtimet mjekësore nga një staf i gjerë profesionistësh.

“Kemi filluar me laboratorin një njesi e cila është e pajisur me shumë apartura moderne dhe me një staf shumë të kualifikuar do ta kemi një njësinë kuadër të mjekësisë familjare vizita shtëpiake duke filluar me tetë orë në ditë dhe shpresojmë që në të ardhmen të punojmë 24 orë në ditë”.

Shala thotë se me hapjen e këtij institucioni shëndetësor është mundësuar edhe punësimi i një numri të doktorëve dhe infermierëve.

Medial Center Shala është investim i mërgimtarit Shala I cili këtë e sheh si ndihmë për sektorin e shëndetësisë në vendlindjen e tij.

“Kosova ka nevojë për investime është shtet më i ri dhe duhet me kontribu mërgata, unë për vete jam vendos te shëndetësia”, tha ai.

E veçanta e kësaj poliklinike është se do t’iu ofrohen edhe shërbime në shtëpi pacientëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.