
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e Muzeun Arkeologjik në Durrës.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky muze rikthehet më i fortë, më i plotë, pas tërmetit shkatërrues të disa viteve më parë.
Gjithashtu shtoi se është një krenari kombëtare për Durrësin e Shqipërinë dhe ka me mbi 3 mijë e 200 artefakte dhe linjë muzeore të pasur.
“Një punë transformuese që flet vet. Së brendshmi është rikrijuar duke sjellë një nivel të ri. Besoj që kudo ku tërmeti ka goditur çfarë është ndërtuar mbrapa flet vete. Programi EU4CULTURE ka një rëndësi të madhe. Janë të gjitha arsyet për të nxjerrë në pah historinë e një vendi të vogël, rrënjësisht dhe thellësisht europian. Duhet thënë që Europa nuk është gjithmonë pa zemër, zemrën e ka por duhet vullnet e durim për ta arritur dhe ndjerë rrahjet”, tha mes të tjerash Rama.