Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj pranon ftesën e ‘Politiko’, thotë se është i gatshëm për debat televiziv me kandidatët për kryeministër

Gazeta10
18 Shtator 2024 - 18:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në ora 20:20 do të jetë i ftuar në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun.

Haradinaj gjatë intervistës ka folur për zhvillimet e fundit në vend, qeverisjen e Albin Kurtit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kritika e akuza të shumta ka adresuar Ramush Haradinaj, ndaj pasardhësit të tij në krye të qeverisë, Albin Kurti. .

Kreu i AAK-së ka thënë se kryeministri Kurti zor se do të mund t’i ikë burgut për shkak të korrupsionit gjatë qeverisjes së tij.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrimin Sadikun, ai e ka quajtur Kurtin  mashtrues dhe se sipas tij, të gjitha këto do t’i faturohen në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e 9 shkurti, Haradinaj ka thënë se Kurti nuk do mund t’i marrë më shumë se 39 për qind.

Derisa, ka kritikuar Kurtin për raportet me aleatët ndërkombëtarë, Haradinaj është shprehur se ai e ka larguar Kosovën nga BE-ja dhe NATO.

Kurse, sa i përket kandidatëve për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit, Haradinaj ka veçuar njërin, teksa ka thënë se është i hapur për një debat politik me kundërshtarët.

“Përgjigjja ime është po. Ia kemi borxh vendit, e patë në Amerikë sa urrehen dy kandidatët por megjithatë dolën në debat. Mendoj se ia kemi borxh qytetarëve të vendit me fol përballë. Duhet me u ballafaqu, është më mirë se sa me ik prej njëri tjetrit”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.