Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Daçiq po vazhdon takimet me shtetet që kanë qëndrim luhatës ndaj pavarësisë së Kosovës

Gazeta10
07 November 2022 - 23:41

Teksa ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka treguar se ministry i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është duke vazhduar takimet me zyrtarë të shteteve që kanë qëndrim luahtës ndaj njohjes së Kosovës.

Haradinaj-Stublla në Prime Time shtoi se për këtë çështja diplomacia e Kosovës nuk ka asnjë plan konkret, shkruan Gazeta10.

“Është shqetësuese nëse e shohim në dhjetë ditëshin e fundit se me kë është takuar Ivica Daçiqin. Të gjitha ato vende kanë qëndrim luhatës sa i përket pavarësisë së Kosovës. Unë shoh një agjendë ileagle siç ka bërë në të  kaluarën me fushatën e çnjohjeve dhe me minimin siç di ai të bëjë. Unë s’shoh që Ministrija e Jashtme të merr hapin përpapra t’i kontaktojë ato shtete, ne s’kemi parë as vizita të ministrës së Jashtme”, tha Haradinaj –Stublla në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.