Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka dënuar sulmin me raketa të Iranit mbi Izraelin.
Ai tha se me shqetësim po i përcjell zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Haradinaj ka thënën se e mbështet Izraelin për mbrojtjen e popullit të vet dhe SHBA’në e aleatët në përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit.
“Me shqetësim po i përcjellim zhvillimet në Lindjen e Mesme. E dënojmë sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Njëkohësisht e mbështesim të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vet. Po ashtu, mbështesim SHBA dhe aleatët në përpjekjet e tyre për një zgjidhje paqësore të konfliktit”, ka shkruar Haradinaj.