Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: E kam parë planin franko-gjerman, aty është njohja

Gazeta10
26 October 2022 - 22:42

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se e ka parë dokumentin franko-gjerman, dhe se në këtë dokument është e përfshirë njohja e Kosovës në mënyrë eksplicite.

Haradinaj ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë pritet të nënshkruhet këtë vit, teksa plani franko-gjerman është final dhe se nuk ka marrëveshje tjetër.

“Materiet që i ka Kosova dhe Serbia për normalizimin e plotë. Marrëveshja mund të mos quhet marrëveshje për njohje, mund të quhet marrëveshje për normalizim, por në përmbajtje e ka njohjen. Kjo është marrëveshja finale, nuk do të ketë marrëveshje tjetër, nuk do të ketë më negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë për asgjë tjetër… kjo është finalja”, ka deklaruar Haradinaj në transmetuesin publik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.