Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj fton shqiptarët e Luginës për dalje masive në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

Gazeta10
16 December 2023 - 13:11

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të dalin në zgjedhjet e nesërme parlamentare që do do të mbahen në Serbi.

Haradinaj ka thënë se është shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje, raporton Express.

“Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, këtë të diel, më 17 dhjetor 2023 në Serbi, i bëj thirrje bashkëkombasve shqiptarë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi, që të dalin masovikisht në mënyrë që të ketë përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave qytetare dhe kombëtare.

Duke e ditur diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në të gjitha format nga regjimi serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.