Gazeta10

Haradinaj i ashpër: Kurti dhe kllika e tij që e kanë dështu “Contour Global” janë kriminel

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar sot para mediave në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës të marrë dje për kompensimin e kompanisë “Contour Global” me 21 milionë euro.

Haradinaj tha se investimi i “Contour Global” prej 1.3 miliardë dollar ka qenë investimi më i madh i paraparë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

“Investimi ka nënkuptu qindra vende të reja të punës edhe shumë projekte për kompani, partnerë të Kosovës. Termocentrali i ri Kosova e Re prej 500 megavatë do ti jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi të përhershme energjetike, me çmime shumë më të ulëta sesa ato që janë në treg pas vitit 201.Ndërtimi i Kosovës E do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga lufta në Ukrainë apo nga luftërat globale që mund të kenë ndikim direkt për furnizim me energjin. Në rast të realizimit të këtij investimi Kosova dot ë fitonte qindra-miliona euro për shkak se Kosova do të shiste energji dhe do të fitonte miliona euro. Kosova ka ble miliona euro rrymë të shtrenjtë e atë ua ka faturu qytetarëve duke ua rrit çmimin Qeveria Kurti dy herë. Në vitin 2016 është lëshuar në prodhim termo-elektrana EFT, termo pra me qymyr rreth 400 megavatë, me pronarë Vuk Hamoviq. Është partnerë në biznes me GEN-in serb që është i njohur si partner për furnizim me energji për ambasadorin tonë që është ende ambasador Martin Berishaj që është donator i VV-së në zgjedhje. Edhe sot e kësaj dite, Kosova vazhdon të mbetet e varur nga energjia e Stanalit e GEN-it e vazhdon me ble energji prej tyre edhe pse ka ndodhur pavarësimi energjetik, pas 4 viteve të Qeverisë Kurtit vazhdojmë me pagu energjinë në veri dhe ende importojmë nga ta”,tha Haradinaj, shkruan lajmi.

Ai theksoi se suksesi më i madh ekonomik,  por edhe gjeopolitik dhe i sigurisë Serbisë dhe Rusisë është pikërisht dështimi i investimit në energji i termocentralit prej 500 megavatë me energji të re , investim amerikan.

“Duke e kundërshtu këtë investim, Qeveria Kurti e kanë liruar Contour Global që s’do të mundte kurrë me i kërku falje Kosovës, e kanë liru nga përgjegjësia ligjore për të gjetë financimin dhe e kanë shpallë Kosovën fajtore. Kriminelet kthehen në vendin e krimit shpesh, sepse nuk janë ndëshkuar. Kurti dhe klika e tij që e kanë dështu Contour Global janë kriminel, që e kanë dështu një termocentral të ri e ne ende furnizohemi nga termocentral që janë mbi gjysmë shekulli të vjetër që më shumë lëshojnë helm se energji.Pra pse kthehen në vendin e krimit dhe sa ishin të shpejtë me i pagu ato 21 milionë euro, po se është projekt i tyre. I keni videot se me sa krenari Kurti e shpallte të shpartallum këtë investim, kritika që iu bëhej dikur ishte se megavati i shtrenjtë 85 euro. Ne i kemi pasur kalkulimet që megavati ka shku mbi  500 euro, e ne kemi pas të garantuar që kurrë mos me u rrit cmimi në Kosovë pra 85 euro, pra prodhim Kosovë mos me qenë të varur nga askush.Ne për fat të keq do të vazhdojmë me jetu me A-jat e B-jat tona, mbi 50 vjet të vjetër”,shtoi ai.

Haradniaj tha se dy herë iu ka rrit cmimi energjisë në Kosovë, e Kurti po mendon se ne jemi tru shpërlarë në këtë vend.

“Ai ka me marrë llogari nga qytetari i Kosovës e që është viktima më e madhe e tij. Ky është deklarim me fakte të dhëna, lidhur me deklarimin e tij duke e largu përgjegjësinë për humben e 21 milionë dhe të kapaciteteve prej 500 megavatë”.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë