
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimit të Kurtit me ministrin Maqedonci, gjeneralin Jashari dhe ministrin Murati.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka shkruar se është lajm i mirë kur kryeministri takon krerët e sigurisë.
Mirëpo sipas tij, ky takim është “veç fillimi i mashtrimit të radhës”.
Haradinaj ka thënë se ushtari i Kosovës vazhdon ta ketë pagën 400 euro, pajisje joadekuate ndërsa “rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve”.
Reagimi i plotë i Haradinajt: