
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është mysafir i familjes Xhemë Osmanajt në Goden të Gjakovë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kanë bërë një bisedë vëllazërore nën një atmosferë sipas traditave shqiptare.
Haradinaj e ka falënderuar familjen në fjalë për mikpritjen.
Këtu keni postimin e plotë:
“Bashkë me Shejh Xhemajlin dhe miq të tjerë, në familjen e Xhemë Osmanaj nga Godeni i Gjakovës. Bisedë vëllazërore e atmosferë sipas traditave shqiptare.
Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10