Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj kërkon shkarkimin urgjent të Kurtit: Po kërkon shpëtim te kriminelët në veri

Gazeta10
14 June 2023 - 13:33

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar urgjentisht shkarkimin e kryeministrit dhe Qeverisë, raporton Gazeta Blic.Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është i kapur në mashtrim, i humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi, i zhytur në korrupsion, i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë.

Haradinaj ka thënë se Kurti po kërkon shpëton te kriminelët në veri.

“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi;I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni;I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë;I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri;S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.