Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj kujton Fadil Vaten: Pas daljes nga burgu ishte shtyllë e lëvizjes patriotike

Gazeta10
25 April 2023 - 13:24

Ramush Haradinaj, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe të varri i heroit të kombit, Fadil Vata, me rastin e 33-vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast, Haradinaj në rrjetin social Facebook, ka thënë se Vata ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm, i cili ka qenë frymëzim për kryengritjen kundër okupatorit serb.

“Sot me bashkëpunëtorë, në Sallagrazhdë të Suharekës nderuam dhe kujtuam sakrificën sublime për lirinë e atdheut të njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare – heroit të kombit, Fadil Vata. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po vinte, ku trimat e UÇK-së zhvilluan betejat që e larguan përgjithmonë pushtuesin. Është frymëzuese sakrifica e tij në shërbim të atdheut. Ashtu mbetet edhe sot, frymëzim për ata që çmojnë frytet e lirisë. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.