Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, i quan heronj që u shëndërruan në shembull

Gazeta10
11 January 2023 - 12:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhni Berishën, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ata janë heronj që janë shëndrruar në shembullin më të mirë të dashurisë për Atdheun.

Më tej, ai ka thënë se me aktin e tyre heroik kanë dëshmuar për rrugën drejtë lirisë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim.

Sot, në 39-vjetorin e rënies, i kujtojmë si heronj që u shndërruan në shembullin më të mirë të dashurisë për Atdheun, në motiv për ecje përpara deri në çlirimin e Kosovës.

Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.