Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Lavdi jetës dhe veprës së tyre

Gazeta10
08 July 2026 - 18:41

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

Haradinaj ka theksuar se vëllezërit Bytyqi lanë pas ëndrrën amerikane për t’iu përgjigjur thirrjes së Atdheut në një nga periudhat më vendimtare për Kosovën.

“Sot e çdo ditë, ndajmë dhembjen dhe krenarinë me familjen Bytyqi, me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’. Dhembja e tyre është dhembja jonë, ndërsa krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka bërë homazhe për veprën e vëllezërve Bytyqi, duke u shprehur: “Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.