
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë mysafir në Deçan, raporton Gazeta10.
Kështu, i pari i AAK-së ka qenë mysafir në familjen Loshaj dhe në atë të Nezir Lushajt.
Ai ka kujtuar dhe vlerësuar punën e kryeinferimerit në Deçan.
Këtu keni postimin e plotë:
“Një nder i madh të jem mes miqsh në familjes së nderuar Loshaj nga Carrabregu, në këtë ditë të veçantë për Arianin.
Po ashtu, sot jemi mbledhur për të nderuar Nezir Lushaj, i cili u pensionua pas shumë vitesh shërbimi të përkushtuar si kryeinfermier për qytetarët e Deçanit. Përpjekjet dhe përkushtimi i tij i palodhshëm për mirëqenien e komunitetit tonë nuk do të harrohen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10