Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj në Bllacë, viziton dhe nderon me medalje familjen Guraziu

Gazeta10
04 January 2023 - 18:50

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, kanë vizituar familjen Guraziu në fshatin Bllacë të kësaj komune, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se kjo familje dhe i tërë ky fshat ka qenë një bazë e luftës së UÇK-së.

Më tej, ai ka thënë se kësaj familje ia ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”,.

Ai familjen në fjalë e ka falënderuar për mikpritjen dhe respektin.

Këtu keni postimin e plotë:

“Bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, i nderuar të isha në familjen atdhetare Guraziu, në fshatin Bllacë të kësaj komune.

Kjo familje dhe i tërë fshati Bllacë, dha kontribut të dalluar, duke qenë bazë e UÇK-së në luftën tonë për liri. Falë burrave të saj të zotë, i dolën zot Atdheut në kohërat e veshtira të popullit tonë.

Me këtë rast, i urova suksese Vetonit, djalit të kësaj familje, pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë.

Njëherësh, për ta respektuar kontributin e tij në çështjen kombëtare shqiptare, ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, post mortem, për kryefamiljarin e familjes Guraziu, Safetin.

Familjen Guraziu e falënderoj për mikpritjen dhe respektin. U bashkofshim gjithmonë në gëzime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.