Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj në Pejë, rikthen kujtimet e luftës me pjesëtarët e Batalionit të Zonës Operative të Dukagjinit

Gazeta10
13 January 2023 - 16:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar ish pjestarët e Batalionit të Zonës Operative të Dukagjinit, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se përpos tyre me të ka qëndruar edhe komandanti Bujar Ukimerja.

Më tej, Haradinaj ka njoftuar se së bashku kanë rikthyer kujtimet për ata që kanë rënë në krye të detyrës.

I pari i AAK-së ka thënë se sot është ndjerë si në ditët e lavdisë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t’i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj.

Evokuam kujtime, nderuam ata që ranë në krye të detyrës, që shqiptarët të kenë liri, heronjtë Fadil Nimani udhëheqës i Batalionit, Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para.

Në Pejë sot, me këta trima përkrah, e ndjeva veten sikur në ditët e lavdisë, ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.