Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj në takim me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve, thotë se ishte konstruktiv

Gazeta10
14 January 2023 - 21:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka mbajtur sonte një takim me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ishte një takim konstruktiv.

Më tej, ai ka thënë se të rinjët e AAK-së janë pjesë e rëndësishme në procesin e vendimarrjes.

Tutje, ai ka thënë se AAK është subjekt me mundësi të mëdha për rininë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Rinia është promotore e ndryshimeve, andaj hapësira që ata të japin kontribut në AAK do të jetë prioritet i përhershëm.

Tejet i kënaqur të jem në mesin e shumë të rinjve nga gjithë Kosova, në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës.

Të rinjtë në AAK janë pjesë e rëndësishme në procesin e vendimmarjes. Aleanca është subjekt politik me objektiva të qarta dhe me strategji për mundësi më të mëdha për rininë, ku roli i tyre ka fuqi dhe është prioritet i përhershëm.

Entuziazmi dhe mobilizimi që pashë sonte tek të rinjtë tanë, më bën të shpresoj se ditët më të mira i kemi përpara.

Urime e suksese!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.