Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Gazeta10
21 June 2026 - 17:05

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do të vinte si opsion nga opozita.

“Nëse opozita do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës”, tha ai në një deklarim për gazetarët.

Haradinaj përmendi se vendi është në “vështirësi të mëdha”

“Kosova është në sfida të mëdha, në vështirësi të mëdha. Do ta shqyrtoja pra, nëse opozita më propozon në rast të një gare për President në seancë. Do ta shqyrtoja a të kandidojë a jo”, tha Haradinaj.

“Ju e dini, unë s’kam qenë kandidat për President, nuk jam edhe sot”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.