Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për Agim Ramadanin: Strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët

Gazeta10
11 April 2024 - 9:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot heroin Agim Ramadani në 25 vjetorin e rënies së tij.

Ai ka thënë se Agim Ramadani ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Betejës së Kosharës.

“Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se Agim Ramadani nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.