Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për Mbretin Charles: Shpresojmë që do ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë

Gazeta10
06 February 2024 - 11:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim ka pranuar lajmin për gjendjen shëndetësore të Mbretit Charles III.

Në Facebook ai ka shkruar se shpreson që mbretit Charles t’i kthehet shëndeti i plotë.

“Me shqetësim mora lajmin për gjendjen shëndetsore të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III. Bashkëndjejmë në këto momente të rënda me familjen mbretërore. Shpresojmë që mbreti Charles III do ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë!”

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati Buckingham, pa specifikuar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.