Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj-Stublla: Nuk besoj që do të ketë përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave

Gazeta10
07 November 2022 - 23:31

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se pas zhvillimeve të fundit politike nuk beson që do të ketë përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo në Prime Time, ka deklaruar se pas ngjarjeve të fundit, sipas saj të gjithë do të duan të kushtëzojnë një situatë politike me një cështje teknike, si ajo e lëvizjes së lirë, transmeton Gazeta10.

“Nuk i kam informatat zyrtare, pasi jam jashtë institucioneve, por duke e ditë papërgjegjësinë e deritanishme të BE-së si tërësi, nuk besoj që ka ndonjë koordinim të duhur për një vendim pozivitisht për Kosovën, e sidomos pas zhvillimeve të fundit. Besoj që gjithë do të duan ta kushtëzojnë situatën e re politike me një cështje tenkike, këtë e kanë bërë gjithmonë”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.